Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vuçiç flet në orën 20.00 për Kosovën. Deputeti gjerman: Jam kurioz si do justifikohet

-640-0-1687696543xvucic-265

Kryesuesi i Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Gjermanisë (Bundestag), Michael Roth, derisa ka komentuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në pjesën veriore të territorit, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në platformën “X”, ka shprehur kureshtjen për të parë se çka ka për të thënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç lidhur me këtë rast.

Një zyrtar i Policisë së Kosovës është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – mëngjesin e hershëm të së dielës nga një grup terrorist i armatosur rëndë ende i paidentifikuar, ndërsa autoritetet kosovare u kanë bërë thirrje terroristëve që të dorëzohen para organeve të rendit.

“Dhuna brutale thjesht nuk mbaron kurrë. Tani ka vdekur një polic kosovar. Bandat serbe me mbështetje të drejtpërdrejtë nga Beogradi ndoshta janë përsëri përgjegjëse për këtë. Jam kurioz të shoh se çfarë justifikimi mund të nxjerrë presidenti Vuçiç këtë herë”, ka shkruar deputeti gjerman.

Tre terroristë janë vrarë deri më tash nga Policia e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, ndërsa një është arrestuar, ka njoftuar Policia e Kosovës. Gjithashtu, organet e rendit kanë njoftuar edhe për një polic të plagosur lehtë nga ky grup i armatosur rëndë dhe për ndaljen e katër personave të dyshuar në fshatin Rudarë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) e kanë dënuar ashpër vrasjen, ndërsa autoritetet kosovare kanë njoftuar se janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë e policë, të cilët ndodhen nën rrethimin e forcave policore afër Manastirit në Banjskë dhe të cilët i kanë ftuar që të dorëzohen te organet e sigurisë.

Related Posts

Leave a comment