Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shpëtim Idrizi, thirrje Presidentit Begaj: Mblidh urgjent Këshillin e Sigurisë Kombëtare!

-640-0-1695569730x800-0-c7cf091d713e2c68947bd5a46d7eff82-471

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka kërkuar që Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, të mbledhë me urgjencë Këshillin e Sigurisë, në mënyrë që reagimet e Shqipërisë të jenë të koordinuara dhe në mbështetje të shtetit të Kosovës.

Kjo, pas ngjarjeje tronditëse në veriun e Kosovës, ku rreth 30 terroristë serbë janë futur në territor, duke lënë të vrarë një polic dhe duke plagosur një tjetër anëtar të Policisë së Kosovës.

Nga ana tjetër, prej kësaj të fundit është bërë me dije zyrtarisht se deri tani janë eliminuar tre terroristë dhe katër persona të tjerë të përfshirë janë arrestuar, kur pjesa më e madhe e grupit vijojnë të jenë nën rrethim nga forcat kosovare në Banjskë.

Fillimisht, Idrizi artikulon përmes një publikimi në Facebook, se ngjarjet e ditës së sotme në veri të Kosovës po trondisin gjithë opinionin shqiptar.

“PDIU dënon me forcë sulmin terrorist në Kosovë ku mbeti i vrarë një pjesëtar dhe u plagos një tjetër anëtar i policisë së Kosovës”, shton ai.

Related Posts

Leave a comment