Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Lëvizja e fundit, KFOR-i dhe EULEX-i vendosen afër manastirit të Banjskës ku po qëndrojnë agresorët

auto_6061695568514

Forcat e KFOR-it dhe EULEX i janë afruar perimetrit të manastirit të Banjskës në Zveçan, kështu bëjnë të ditur burimet e nga veriu.

Në manastirin ortodoks serb vazhdon të qëndrojë një grup me persona të armatosur.

Po ashtu, dyshohet se janë dorëzuar persona me rroba civile që dyshohet se kanë lidhje me sulmin e sotëm që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit.

Policia deri më tani ka konfirmuar se ka vrarë njërin prej tyre, ndërsa mban të rrethuar zonën.

Tre pjesëtarë të grupit të armatosur kanë mbetur të vdekur deri më tani në Banjskë të Zveçanit, ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një njoftimit.

Ndërsa është arrestuar edhe një pjesëtar tjetër i grupit terrorsit.

Po ashtu, Policia ka njoftuar se janë arrestuar edhe katër persona të tjerë të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra sot në orët e para të mëngjesit nga një sulm i armatosur në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Si pasojë e sulmit dy policë të tjerë mbetën të plagosur.

Një grup i personave me uniforma dhe të armatosur janë brenda manastirit të Banjskës.

Leave a comment