Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Borrell e thotë hapur: Propozimi i BE u pranua nga Vuçiç, por jo nga Kurti!

-640-0-78defc27870b570aba9ebbb2ac78bae0

Pas takimi të zhvilluar në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidenti të Serbisë, Aleksandat Vuçiç për çështjen targave, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell thotë se nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Borrell tha po ashtu se BE-ja ka paraqitur një propozim të cilin e ka pranuar Vuçic, por është refuzuar nga Kurti.

Pas mos arritjes së marrëveshjes mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar se ka qenë përgjegjësi e të dyja palëve që të gjejnë një gjuhë të përbashkët.“Ishte përgjegjësia e të dy liderëve për të de-përshkallëzuar urgjentisht”, ka shkruar Stano në rrjetin social “Twitter”.

Borrell është shprehur i zhgënjyer që një marrëveshje nuk është arritur në takimin e të hënës në Bruksel.

“Për hir të transparencës më duhet të them se vëmë para një propozim që do ta evitonte këtë situatë. Vuçiç e pranoi propozimin. Kurti nuk e pranoi.

Pas pothuajse pesë orë diskutime në Bruksel, ka përfunduar takimi i përbashkët ndërmjet kryediplomatit evropian, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, por pa marrëveshje të arritur.

Fillimisht, Borrell kishte zhvilluar takime të ndara, njëherë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe pastaj me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe më pas, me fillim në orën 10:00 ka nisur takimi trepalësh që akoma nuk ka përfunduar.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur prej se Qeveria e Kosovës ka nisur më 1 nëntor zbatimin e planit të saj të shkallëzuar për konvertimin e makinave me targa të paligjshme serbe në ato RKS.

Gjithashtu, më 5 nëntor, Stano në një përgjigje për Albanian Post, iu ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që ta shtyjnë menjëherë, pa vonesa, vendimin për targat dhe t’i suspendojnë masat e shkallëzuara për qytetarët serbë.

“BE-ja përsëri u kërkon autoriteteve të Kosovës që të respektojnë detyrimet e tyre pa vonesë. Kjo nënkupton zgjatjen e menjëhershme të procesit të ri-regjistrimit të automjeteve dhe pezullimin e çdo veprimi ndëshkues ndaj mbajtësve të targave KM”, theksoi ai për AP.

“Është përgjegjësi e palëve të garantojnë paqen dhe stabilitetin”, nënvizon ai dhe shton se “çdo veprim, si djegia e makinave, ose retorika frikësuese që mund të çojë në tensione, është e papranueshme dhe do të shkaktojë një reagim të duhur nga komuniteti ndërkombëtar”.

Tërheqja përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës, për Stanon, s’është zgjidhje e mosmarrëveshjeve aktuale por “ka potencialin që tensionet të përshkallëzohen në terren”.
Gjithashtu, ai i ka bërë thirrje Serbisë dhe Listës Serbe që të respektojnë obligimet e tyre dhe të kthehen në institucionet e Kosovës për të përmbushur detyrat që kanë marrë përsipër, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratat lokale.

Related Posts

Leave a comment