Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Putin merr një tjetër goditje të rëndë, vritet gjenerali i katërt rus (FOTO)

3B287E73-423A-48EE-8D05-0C9D8064F943

Presidenti rus, Vladimir Putin ka marrë një tjetër goditje të rëndë.

Ministri i Brendshëm ukrainas tha se një gjeneral i katërt rus është vrarë gjatë luftimeve të fundit, megjithatë pala ruse nuk e ka konfirmuar ende një gjë të tillë.

Oleg Mityaev, vdiq në luftime. Nuk ka asnjë konfirmim nga pala ruse për vrasjen. I fundit nga 4 oficerët e lartë të vrarë është identifikuar nga qeveria ukrainase si gjeneral Oleg Mityaev.

Pak ditë më parë ukrainasit vranë edhe gjeneralmajor Andrei Kolesnikov, kreu i Ushtrisë së 29-të të Mekanizuar.
4 gjeneralë rusë u vranë në pak më shumë se 3 javë luftë. Kjo, të paktën sipas burimeve ukrainase, do të ishte numri katastrofik i pushtimit të nisur nga Putin. Po ashtu Rusia ka pësuar humbje e një numri ushtarësh aq të lartë sa kërkonte dërgimin e një trupi prej 16,000 vullnetarësh nga Lindja e Mesme.

Related Posts

Leave a comment