Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Djemtë e “fshehtë” dhe e dashura gjimnaste/ Jeta misterioze e Vladimir Putinit!

putin-kabaeva-01-1

Presidenti rus Vladimir Putin gjithmonë është përpjekur të shmangë deklaratat lidhur me familjen dhe jetën e tij private, prandaj ka shumë pak informacione. Ajo që dihet tashmë zyrtarisht është se Putin është babai i dy vajzave.

Maria Vorontsova e njohur ndryshe si Mariya Vladimirovna Putina është vajza e parë e presidentit rus ajo ka lindur në 28 prill të vitit 1985 dhe në profesion është një endokrinologe dhe vajza e parë e presidentit rus.

Vorontsova është e martuar me një biznesmen holandez të quajtur Jorrit Faassen. Raportohet se në vitin 2013 ajo së bashku me bashkëshortin jetonte në një apartament në Holandë, në ndërtesën më të lartë të banimit në fshatin Voorschoten. Por, në vitin 2014, banorët holandezë kërkuan që Voronstova së bashku me të shoqin të dëboheshin nga vendi duke qenë se Fluturimi 17 i Malaysia Airlines u rrëzua nga rebelët pro-rusë në Ukrainë.

Vorontsova ende nuk ka komentuar asgjë publikisht në lidhje me pushtimin brutal të Ukrainës nga Rusia, por raportohet se njerëzit e afërt që kanë komunikuar me të kanë thënë se ajo e mbështet të atin në luftën për të marrë nën kontroll Ukrainën.

Katerina Vladimirovna Tikhonova është vajza tjetër e njohur e presidentit rus, ajo ka lindur në Gjermani në vitin 1986, kur Putini ishte asokohe në KGB. Ndryshe nga motra e madhe Tikhonova ka pasur më shumë dalje publike. Për vite Tikhonova ka qenë kërcimtare akrobate dhe pjesëmarrëse në shumë konkurse.

Në vitin 2013 Tikhonova u martua me Kirill Shamalov, djalin e një miku të vjetër të Presidentit Putin. Shamalov u sanksionua nga SHBA në vitin 2018 për rolin që pati në sektorin energjetik të Rusisë. Thesari i SHBA-ve tha se pasuria e tij u rrit në mënyrë drastike që pas martesës me vajzën e Putinit. Që prej atij viti dyshja u nda. Raportohet se Tukhonova është nëndrejtoreshë e Institutit për Kërkime Matematikore të Sistemeve Komplekse në Universitetin Shtetëror të Moskës.

Të dyja vajzat asnjëherë nuk janë prezantuar në publik si vajzat e presidentit. Putini ka thënë më herët se dëshiron që vajzat e tij në kenë një jetë të thjeshtë. Përveç dy vajzave, presidenti rus e ka mbajtur plotësisht hermetike jetën e tij personale.

Megjithëse prej vitesh shumë lajme kanë qarkulluar për një martesë të tijën me gjimnasten e njohur ruse Alina Kabaeva.

Putin është divorcuar nga gruaja e parë, Lyudmilla Skrebniova, që prej vitit 2013, pas një martese 30-vjeçare. Asokohe kur Putini po divorohej thuhej se kishte lidhje jashtëmartesore me gjimnasten Kabaeva. Ajo është një gjimnaste e njohur ruse dhe fituese e medaljes së artë Golden Rhytmic 2004 në Olimipiadën e Gjimnastikës në Athinë.

Në foto: Vladimir Putin me ish-gruan e tij Lyudmila Putina, 2007.

Kabaeva thuhet se ka dy djem me Presidentin rus edhe pse Kabaeva dhe Putin nuk e kanë konfirmuar kurrë një gjë të tillë zyrtarisht. Në vitin 2008, gazeta ruse “Moskovsky Korrospodent” publikoi një artikull në të cilin thuhej se Putini është divorcuar nga gruaja e tij dhe kishte vendosur të martohej me Kabaevan, por lajmi u hodh poshtë dhe gazeta u mbyll pak pas publikimit të tij.

Kabaeva nga një ish –gjimnaste u bë pjesë e politikës. Ajo ushtroi funksionin e deputetes pro-Kremlinit për 8 vjet, ndërsa në vitin 2014 u emërua nga Kremlini në një post të lartë për të drejtuar Grupin Kombëtar të Medias nën pronësinë shtetërore me një pagë të raportuar asokohe prej 10 milion dollarësh në vit.

Në foto: Gjimnastja Alina Kabaeva.

Pavarsisht profilit të lartë shtetëror Kabaeva ka pasur shumë pak dalje publike gjatë viteve të fundit. Edhe pse raportohet se gjimnastja ruse dhe presidenti rus janë prindër të dy djemve. Në vitin 2013 ajo ka mohuar të kishte fëmijë.

Flitet se presidenti rus e ka fshehur familjen e tij në Zvicër, në një kohë që vendimi i Zvicrës për mos të qëndruar neutrale duke mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Rusisë ka tronditur komunitetin ndërkombëtar. Këshilli Federal i Zvicrës njoftoi më 28 shkurt se ngriu asetet e një liste individësh dhe kompanish ruse, duke vënë në dukje se sanksionet financiare kundër presidentit rus Vladimir Putin, kryeministrit Mikhail Mishustin dhe Ministrit të Jashtëm Sergej Lavrov do të zbatoheshin menjëherë dhe me të njëjtat efekte.

Nuk është ende e qartë se si këto sanksione mund të ndikojnë tek fëmijët e Putinit dhe Kabavevas duke qenë se ata dyshohet se kanë pasaporta zvicerane dhe pasuritë e tyre janë fshehur me shumë kujdes. / The Week/

Në foto: Vladimir Putin dhe gjimnastja Alina Kabaeva.

 

 

 

 

Related Posts

Leave a comment