Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vendos spiunë në pika kufitare, Putin: Të rrisim aftësitë dhe kapacitetet e kundërzbulimit

-640-0-9eb7b1bd8c4a47a7b885bdcd28cc1000

Si rrallëherë doli me zë dhe figurë për të konfirmuar se Rusia nuk do të rikthehet në traktatin për armët bërthamore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zëdhënësi Dmitry Peskov njoftoi se ky do të jetë qëndrimi i pandryshuar deri sa Uashingtoni të dëgjojë ankesat e Moskës.

“Kushtet duhet të ndryshojnë disi. Sjellja e tyre duhet të ndryshojë. Vendet e perëndimit kolektiv, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të ndryshojnë qasjen dhe mendimin e tyre për shqetësimet e Rusisë lidhur me sigurinë e saj. Siguria e një shteti nuk mund të garantohet në kurriz të një vendi tjetër”, tha Peskov.

Ai përsëriti akuzat e presidentit Vladimir Putin, se për atë që po ndodh në Ukrainë, faji është i Perëndimit që refuzoi kërkesat e Rusisë për siguri.

“Nëse ata do të dëshironin, do të ishin ulur në tryezën e negociatave. Bisedimet do të ishin të komplikuara, ndonjëherë edhe pa pajtim, por negociata do të kishte. Por, ata refuzuan”, shtoi Peskov.

Peskov nënvizoi se NATO, duke armatosur Ukrainën, nuk po vepron si kundërshtar i Rusisë, por si armik. Ndërkohë, në publik u shfaq sërish presidenti Putin. Gishtin me akuza e drejtoi sërish nga perëndimi dhe Ukraina, duke pretenduar se operacionet e sabotazhit kundër shtetit të tij po shtohen.

“Duhet të rrisim aftësitë e kundërzbulimit në përgjithësi, sepse shërbimet sekrete të Perëndimit kanë qenë vazhdimisht shumë aktive sa i përket Rusisë. Tani ata kanë shtuar personelin, aftësitë teknike dhe resurset kundër nesh. Duhet t’u përgjigjem me të njëjtën mënyrë”, tha Putin.

Deklaratën e bëri gjatë një takimi me zyrtarë të Shërbimit Federal të Sigurisë, ku konfirmoi se agjentë sekretë do të vendosen në pikat kufitare për të zbuluar spiunët e huaj. Kjo mund të çojë në arrestime dhe ndalime të shtetasve të huaj që mund të tentojnë të hyjnë në Rusi.

Related Posts

Leave a comment