Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tre avionë luftarakë britanikë i afrohen kufirit rus, Putin ngre me urgjencë Su-27 mbi Detin e Zi

fcf-1

Ende pa u shuar tensioni që ndolli në Moskë rebelimi i Yevgeny Prigozhin me mercenarët e tij të grupit Wagner, Rusisë i është dashur të përballet edhe me frikën që përcjellin perëndimorët.

Siç Moska zyrtare pretendon, dy avionë luftarakë britanikë janë kapur “mat” teksa po i afroheshin kufirit të saj në Detin e Zi.

Sipas tyre dy avionë luftarakë Su-27 thuhet se kanë fiksuar momentin kur tre avionë ushtarakë britanikë po i afroheshin kufirit rus.

Kur avionët luftarakë rusë u afruan, avionët e huaj luftarakë u kthyen dhe u distancuan nga kufiri rus”, tha ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Avioni britanik i “Royal Air Force”

Sipas rusëve avionët e përfshirë në këtë incident ishin dy avionë britanikë Typhoon të shoqëruar nga një aeroplan zbulimi RC-135.

Aeroplanët rusë u kthyen të sigurt në fushën e tyre ajrore. Nuk ka pasur shkelje të kufirit rus”, sqaroi ministria.

Në një klip të shkurtër të publikuar prej tyre, shihet një RC-135 me togfjalëshin “Royal Air Force” të shkruar në njërën anë.

Incidenti ndodh në një kohë kur shefi i grupit Wagner u rishfaq me një audiomesazh, dy ditë pasi udhëhoqi një rebelim të lënë përgjysmë shumë pranë Moskës.

Avioni britanik i “Royal Air Force”

Ndërsa tensionet rriten, Yevgeny Prigozhin tha se ai kurrë nuk kishte synuar të përmbyste qeverinë, duke shtuar se luftëtarët e tij e kishin ndalur fushatën e tyre për të shmangur gjakderdhjen.

Ne dolëm për të protestuar, jo për të rrëzuar qeverinë e vendit. Marshi ynë tregoi shumë gjëra që diskutuam më herët, si problemet serioze me sigurinë në vend”, tha ai.

Më tej theksoi se qëllimi i tij kishte qenë të parandalonte shkatërrimin e milicisë së tij Wagner dhe të detyronte përgjegjësinë ndaj komandantëve që kishin dështuar në fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Ai pretendoi se luftëtarët e tij nuk ishin përfshirë në luftime në terren në Rusi dhe i vinte keq që duhej të rrëzonin aeroplanët rusë që kishin qëlluar mbi ta.

Related Posts

Leave a comment