Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pedagogët në protestë, Rama: Të mërkurën rrisim pagën 7%, universiteti i rrit vetë sipas meritës

-640-0-1664963815xrama-913

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje pedagogëve të cilët janë në protestë për rritjen e pagës. Ai tha se të mërkurën do të ketë një rritje prej 7% të pagës, por pjesa tjetër do të lihet në vendimmarrjen e universiteteve. Rama tha se s’mund të ketë barazi totale në botën akademike.

“Pedagogët janë në një hapësirë të ndërmjetme, midis mbështetjes shtetërore dhe horizontit ku mjafton të duash dhe ja bënë vetes rrogën edhe 2-fish, edhe 3-fish edhe 4-fish edhe 5-fish. Janë fondet e vetëfinancimit, evropiane dhe universitetet e tjera private.

Ketu sdua të thellohem se ka një histori tjetër, të pagave të deklaruara pjesërisht. Kemi paga që nuk përkojnë me të vërtetën. Kjo është temë tjetër. Sa shumë pra, potencial ka universiteti, për këtë e thashë.

Përpara kishim 44 pedagog në akses në fondet europiane, sot nga rreth 800 që janë sot te Universiteti i Tiranës mbi 400 kanë akses te fondet e BE-së. Kjo është falë profesionalizmit të tyre, eskperiencës së tyre dhe ndërkombëtarizimit të vendit.

Mund të marrim shumë më tepër, por ama ishim të fundit në fund të posit. Sot sjemi te të parët, por jemi duke hedhur hapa falë angazhimit të rektorëve,

Ne do të bëjmë një rritje pagash të mërkurën kur është mbledhja e qeversië për 7%, por universiteti do ti njohim të drejtën për rritje page të pedagogëve sipas vendimit të vetë. Universiteti është autonom. Në universitet nuk mund të jenë të gjithë njësoj”, tha Rama.

Related Posts

Leave a comment