Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Kontrabandë vaksinash”, Rama sqaron deklaratën: Zoti na ruajt! Ishte shaka për të përshkruar një bashkëpunim vëllazëror

-640-0-1665396494xrama1-470

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka sqaruar se rrëfimi i djeshëm se ka bërë kontrabandë vaksinash bashkë me ish-ministrin Luigi Di Maio ishte “shaka” për të përshkruar bashkëpunimin vëllazëror mes tij dhe Di Maio.

“Jam i habitur që rrëfimi im për një sasi simbolike vaksinash që na u dha nga Italia në momentin më të errët të pandemisë mund të na frymëzojë që ta marrim seriozisht fjalën ‘kontrabandë’ që përdora për të përshkruar me shaka një bashkëpunim vëllazëror që ka shpëtuar jetë njerëzore.

Ndjehem i detyruar të nënvizoj se ajo që raportoi shtypi për fjalimin tim të djeshëm në Bergamo për dërgimin e vaksinave nga Italia është qartë historia e një paradoksi që në asnjë rast nuk mund të interpretohet duke nxjerrë jashtë kontekstit një fjale të përdorur me shaka”, tha Rama.

Qeveria italiane – shpjegon Rama – në fakt i është përgjigjur një kërkese zyrtare nga Shqipëria në një kohë të vështirë në vendin tim për shkak të pandemisë.

Siç thashë, ishte një kërkesë urgjente dhe një sasi simbolike e vaksinave për të filluar vaksinimin e stafit tonë mjekësor dhe paramjekësor. Sigurisht që nuk kam dashur të them seriozisht se bashkë me ministrin Di Maio apo institucione të tjera italiane kemi bërë kontrabandë, Zoti na ruajt! Aq më tepër që këto doza janë dhuruar nga qeveria italiane në Shqipëri dhe janë përdorur në një moment emergjence të rëndë”.

Related Posts

Leave a comment