Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama në Festivalin e Filmit të Venecias, zyrtarja italiane: Njeri me ndjeshmëri dhe përgatitje të madhe

-800-0-1694197122xz1-219 (1)

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia këtë javë, ku ka takuar edhe një zyrtare italiane drejtore e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Lombardi.

Kjo e fundit është shprehur e mahnitur nga Rama duke thënë se “takimi me të ishte edukues”. Lucia Lo Palo ka rrëfyer me fjalët e saj një pasazh nga deklarata e Ramës në këtë event.

“Njeriu me pasurinë e tij të inteligjencës dhe imagjinatës, – na tha ai pak ditë më parë, – “ka fituar fuqinë për t’i dhënë formë natyrës, duke e abuzuar atë në një mënyrë shpesh të poshtër; por natyra nuk është as e mirë as e keqe dhe gjithsesi vazhdon rrugën e saj, ndonjëherë duke e kthyer rendin aty ku njeriu ka krijuar kryesisht kaos”.

Ajo e cilësoi Ramën si një njeri me ndjeshmëri dhe përgatitje të madhe.

“Kam pasur rastin të takoj një njeri me thellësi, ndjeshmëri dhe përgatitje të madhe. E kënaqur që mund të forcoj këtë miqësi historike mes Arpës dhe Shqipërisë”, u shpreh ajo.

Related Posts

Leave a comment