Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Rama i dha me valixhe McGonigal paratë e pensioneve”, Vokshi thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne! Është çështje demokracie, jo partie politike

auto_e1586571-de3a-49ad-8d96-1b832a051ff1-768x5121676306603

Deputetja Albana Vokshi në fjalën e  saj në protestën e opozitës para Parlamentit, i ka bërë thirrje Gardës dhe efektivëve t’i bashkohen protestës.

Një thirrje të tillë ajo e ka pasur edhe për qytetarë, duke e quajtur protestën e sotme, çështje demokracie e pluralizmi, jo partish politike.

Vokshi shtoi se PD është e vendosur t’i dalë për zot vendit.

“Ka para për të rritur pensionet e pagat por Rama i merr dhe ja jep me valixhe McGonigal për përftime personale e për të shkatërruar opozitën. U përjashtuam se kërkuam 3 mocione. I hodhi poshtë Lindita me urdhër të Ramës. Ne nuk dorëzohemi. Sot vuri Gardën e policisë përballë nesh. ne nuk e kemi me policinë e Gardën, janë bij nënash. I bëj thirrje të bashkohen me popullin e të mos i shërbejnë Ramës e Rilindjes. PD është e vendosur t’i dalë zot Shqipërisë e të mbroje demokracinë. një thirrje për çdo qytetar: Ejani bashkohuni me ne. Është çështje demokracie jo partie politike”, ka deklaruar ajo.

Related Posts

Leave a comment