Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

200 m larg luftës: Plauru, fshati rumun ku banorët jetojnë me zhurmat e shpërthimeve

Për banorët e fshatit Plauru, në Rumani, zbulimi i pjesëve që duket se i përkasin një droni ushtarak nuk është një risi. Ata janë mësuar me dronët që fluturojnë mbi kokët e tyre dhe të dëgjojnë sirenat e alarmit që bien pak metra larg shtëpive të tyre.

Vetëm një vijë ujore 200-metërshe i ndan ata nga porti ukrainas i Izmailit, objektiv i sulmeve të fundit të Rusisë.

“Nga këtu në Plauru mund të shihni me sy se çfarë po ndodh në portin e Izmailit. Ne shohim kapanonet ku anijet ngarkohen me grurë ukrainas. Mund të shohim nga afër terminalin, si dhe stacionin televiziv të Izmailit. Ky është një port që Rusia synon ta shkatërrojë për të ndaluar që ukrainasit të transportojnë grurin e tyre”-tha Maria Mois.

Së fundmi, vështirë se mund të kalojë një ditë pa shpërthyer diçka në afërsi. Vetëtm natën e kaluar pati një bombardim.

“Ishte ora 2 e 58 e mëngjesit kur dëgjova shpërthimin e parë. Dola jashtë dhe papritur ndodhi një shpërthim tjetër. Ata goditën në të njëjtin vend ku ndodhen kapanonet me grurë”- Ion Giovanovici, banor i Plauru, Rumani.

Edhe pse u duhet ende të mësojnë të jetojnë me frikën, fare pak njerëz në Plauru thonë se do të braktisnin shtëpitë e tyre.

“Kjo do të jetë një lëvizje vullnetare. Nëse marrim të mirëqena fjalët e ministrit, atëherë do të gjejmë mënyra që qytetarët të kenë të njëjtat përfitime si refugjatët ukrainas”-u shpreh Tudor Cernega, kryetar bashkie.

Por a thanë gjë autoritetet për të garantuar banorët e fshatit?

“Kryetari i bashkisë sonë foli me njerëzit që duan të largohen dhe i ndihmoi ata. Ai foli edhe me ministrin për të na zhvendosur edhe neve, por unë nuk largohem!”.

Rusia ka intensifikuar sulmet e saj ndaj porteve ukrainase që prej korrikut, kur u tërhoq nga marrëveshja që i lejonte Kievit eksportin e grurit të tij përmes porteve të detit të Zi.

Banorët në Plauru janë ankuar që prej muajit të kaluar se pajisjet ushtarake ruse po arrijnë zonën e tyre në territorin rumun. Në gusht në fshat u kryen kërkime, por nuk u gjet asgjë deri në 6 shtator.

Leave a comment