Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Revolucioni kibernetik i “rilindjes” Rama

rama-satelite
Gjithe këto kohë, që opozita shqiptare, meret me ruajtje dhe larje plencash, pozita qeveritare triumfoi revolucionin kibernetik, që do të nis startimin ditën e puntorëve, pra në 01 Maj 2022…
Nga Robert PËRMETI –
Nga 1 Maji, dita e proletariatit boteror, do filloje komunikimi me qeverine , nepermjet portaleve info kibernetike.
Që nga kjo dt, nëse qytetari duhet te denoncoje ne polici se po e rahin, ai duhet te aplikoje ne e-albenia, per te realizuar mos rrahjen.
Ky sistem do te thote qe qytetari mos ti çaje shume koken qeveritareve. Ndersa qeveritaret, tashme te pa trazuar, mund te shkojne te festojne pashket qe organizohen neper xhamite apo te festojne iftarin neper kisha. Sepse edhe festat fetare tashme jane festa per qeveritaret.
Jo me kot te gjithe keta kur ka Pashke apo Bajram, ne nje ane del Presidenti dhe i tregon popullit por edhe priftit e hoxhes, se çjane Pashket apo çeshte Bajrami.
Revolucioni kibernetik i joni eshte arritja me e madhe per shqiptaret,
Ndersa tashme shqiptaret do te qeverisen nga bordi qe vendos per çmimet e naftes, bukes, gjizes, kungujve etj, sepse ministrite mund te jepen me konçesion.
Veç qeveriu duhet te tregohet i sinqerte me popullin, tashme shume inteligjent, per shkak te jetes se dixhitalizuar, se kush eshte kryetari i bordit te çmimeve, çfar emri ka, eshte fshatar apo puntor, por pa ja cenuar te dhenat personale. Si funksionon statusi i tij ne kete fare vendi, ku çmimet vendosen me dhune nderkohe qe flitet per ekonomi te liberalizuar.
Te ne nuk ekziston bursa, por çimet ngrihen kur i teket bordit, por nuk ulen , sepse nuk do bordi. Pika burses nderkombetare, qe keta tanet bejne sikur e ndjekin apo kuptojne, edhe pse nuk prodhojme as nafte e as tallash.
Ndoshta e ka fajin dixhitalizimi qe nuk e kuptojme. Nuk e di pse ky revolucion i dixhitalizimit, nga ata qe zhvillojne kibernetiken ne bote nuk e quajne revolucion, kurse ne nje bythe vendi me ca kokra njerezish e quajme revolucion.
Kjo me kujton nje dite te bukur me nje shokun tim , ish kryetar i nje dege ushtarake.
-Ai hyn ne klubin e Ministrise se Mbrojtjes dhe gjithe hare na thote: “A e dini ju, se ne tani kemi hyre ne nje faze te zhvillimit thelbesor europian?”
U çuditem , por nuk e nderpreme. Sapo dolem nga mbledhja me shefat dhe na u komunikua, se te gjithe kryetaret e degeve ushtarake, duhet te dine anglishten.
E perse u dashka pa tjeter anglishtja per ate funksion,- e pyet tjeri me naivitet.
-Si ore, nuk e kupton ti kete gje kaq te rendesishme?!
-Po vjen qytetari nga Ndroqi, per te çuar djalin ushtar, e si do komunikoje une me ate? Shqip?
– Po a me kupton dot ndroqisti se çfarë do ti them, nëse une nuk i flas anglisht? Ne shqip, nuk mund te merresh vesh kurre me qytetarin ish fshatar.
Nje qytetar nga Ndroqi duhet trajtuar si qytetar europian dhe europianet flasin veç anglisht.
Po fshatari nga Ndroqi nuk eshte qytetar, por fshatar, nderhyj une.
-Ne nuk kemi fshatar. Jemi shtet europian dhe kemi veç qytetar………e nga kjo bisede e dikureshme, sot i gezohemi jetes se sofistikuar te dixhitalizuar, sepse ai ndroqisti i djeshem, bashke me shoket e miqte e tij, kane mbushur ministrite dhe gjithe administraten.
Ja dhe ne, pas Leninit me revolucionin e Tetorit, Stalinit me revolucionin kundra nazizmit, me Enverin qe beri disa revolucione, jo vetm nje, me Berishen qe beri revolucionin e qytetarizimit te gjithe fshatareve shqiptar dhe tani me Ramen qe triumfuam me revolucionin kibernetik. Shume shpejt nëse nuk shkojme ne Hene me satelit 1 apo 2, te gjithe do shkojme grusht bashkuar në ferr….

Related Posts

Leave a comment