Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama flet në Davos për sulmet kibernetike: Po ndërtojmë muret mbrojtës me aleatët

edi-rama-750x375

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në forumin e Davosit për sulmet kibernetike. Rama theksoi se ky sulm i sponsorizuar nga Irani u përballua me bashkëpunimin me Microsoft dhe FBI amerikane.

“E përballuam në koalicion me aleatët, po ndërtojmë muret mbrojtës ndaj sulmit kibernetik. Për rikuperimin u deshën disa javë”-theksoi kreu i qeverisë.

Në fokus të diskutimeve ishin problemet aktuale ndërkombëtare si lufta në Ukrainë, kriza energjitike dhe sulmet kibernetike.

Liderë nga 130 shtete të botës, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, biznesmenë dhe diplomatë janë mbledhur në qytezën zviceriane Davos për forumin e përvitshëm ekonomik botëror”-tha Lame.

Të pranishëm në këtë forum ishin dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe ai i Maqedonisë Stevo Pendarovski të cilët do të flasin  për përshpejtimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian si dhe do të diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Related Posts

Leave a comment