Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Emrat/ Ekzekutimi i Santiago Malkos, GJKKO nis gjykimin për ‘Klanin Duka’, të 6 të pandehurit janë zhdukur

Malko

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shumë shpejt nis gjyqi ndaj 6 të akuzuarve për vrasjen e Santiago Malkos. SPAK kishte mbyllur hetimet për grupin e konsideruar si ‘Klani Duka’ që në korrik të vitit 2021 por gjykimi ndaj tyre ishte pezulluar sepse janë të gjithë në arrati dhe askush i arrestuar.

Në vendimin e Gjykatës që thotë se Leonard Duka, Erlis Duka, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj (të gjithë në mungesë dhe të pakapur nga policia) akuzohen të gjithë për vepra të tilla si “Grup i Strukturuar Kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal” “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të gjitha në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 27 gusht 2019 kur në Rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, mbeti i vrarë me armë zjarri polici Santiago Malko.

Kush është Santiago Malko?

Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive.

I riu ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë.

Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.

Related Posts

Leave a comment