Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Bënte thirrje pro ISIS, pendohet 56-vjeçari. Gjykata e Posaçme nisi gjykimin me kërkesë të SPAK

Isis-1-750x375

Gjykata e Posaçme nisi gjykimin e 56-vjeçarit Ibrahim El Salih Lekica, i arrestuar disa muaj më parë me kërkesë të SPAK, pasi bënte thirrje pro ISIS dhe propagandë ndaj xhihadit në rrjetet sociale.

Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “nxitje dhe thirrje publike, apo propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, ndërkohë në seancën e zhvilluar këtë të martë kërkoi gjykim të shkurtuar nga Gjykata.

Gjatë marrjes në pyetje, ai është shprehur i penduar për postimet e bëra në rrjetet e tij sociale dhe nuk i ka konsideruar ato si propagandë apo për të nxitur akte terroriste.

Gjykata e Posaçme do të vendosë të premten nese do e pranojë apo jo gjykimin e shkurtuar për 56-vjeçarin dhe më pas do të nisë gjykimin e tij në themel.

Për shkak të postimeve radikale në rrjetet sociale, gjatë vitit 2022, një tjetër person ra në pranga me kërkesë të SPAK për nxitje dhe propagandë në kryerjen e veprimeve terroriste.

Related Posts

Leave a comment