Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

SPAK i bllokon pasaportën Alma Kaçit, do merret në pyetje dhe këshilltari Astrit Cengu që kërcënoi Gjicin 4 ditë para daljes së videos

-640-0-1686991560xgjici-231

Alma Kaçi, pritet të meret në mbrojtje nga prokuroria e posaçme SPAK, dhe të kthehet në dëshmitaren kryesore të këtij procesi penal, që ka nisur ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Tashmë SPAK, ka rregjistruar dosjen për dy vepra penale si ajo e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv i funksionarit publik” në këmbim të përfitimeve seksuale.

“Ora News” mëson se 40-vjeçares i është bllokuar pasaporta, duke vendosur një masë të përkoshme të daljes së saj jashtë shtetit.

Ndërsa njëherësh, grupi i hetimit që po ndjek rastin, ka bllokuar dhe aparatin e telefonit të Kaçit, me qëllim ekzaminimin e bisedave të 40-vjeçares, në rjetet sociale dhe aplikacione të ndryshme që mund të ketë zhvilluar me persona të tretë për këtë çështje.

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë marë në pyetje disa punonjës të bashkisë Durrës, të cilët kanë konfirmuar prezencën e Alma Kaçit në ambjentet e bashkisë, pikërisht në datën 6 qershor 2023.

Njëherësh në pyetje rezulton të jetë marrë dhe nën/kryetari i bashkisë Kukës, Granit Gjana, i cili është personazhi i tretë i video-skandalit, dhe personi që mër kontakt me Alma Kaçin, duke administruar dokumentacionin e plan-projektit për sterilizimin e qenve të rrugës.

Në deklarimin e tij, Gjana ka pranuar se sipas udhëzimit që i dha kryetari i bashkisë, Safet Gjici, ka pranuar dokumentacionin e Alma Kaçit, për planin e ndërtimit të qëndrës së sterilizimit.
Sipas tij, plani ka mbetur vetëm në letër, pasi ende një shërbim i tillë nuk ishte diskutuar në këshillin bashkiak dhe as miratuar një projekt-buxhet.

Ndërkohë mes personave që është kërkuar të meret në pyetje është dhe Astrit Cengu, ky i fundit anëtar i Këshillit Bashkiak Kukës.

Ditën e betimit të Safet Gjicit në Këshillin Bashkiak, mes Cengut dhe kryetarit të sapobetuar, ka pasur një përplasje verbale në prezencë të gjithë anëtarëve të tjerë të këshishillit.

Të dy palët kanë kërcënuar publikisht njëri-tjetrin me prezencën e dosjeve kompromentuese, ku Safet Gjici, i ka kujtuar Astrit Cungun se i disponon një dosje voluminoze dhe që mund ta përdorte kundër tij në çdo rast.

Ndërsa nga ana tjetër, Astrit Cengu, i ka kujtuar Gjicit se nuk kishte çfarë ti bënte pasi dhe 4 ditë ishte në krye të bashkisë, pasi në publik do dilte një video kompromentuese me përmbajtje seksuale.

Në dijeni të këtij debati është vënë në dhe SPAK, ndaj oficerët kanë kërkuar marjen në pyetje të Astrit Cengut, pasi janë ngritur dyshime se Cengu mund të jetë pjesë e skenarit për realizimin e video skandalit seksual brenda në bashkinë e Kukësit.

Ndërkohë SPAK, ka sekuestruar pamjet filmike të bashkisë së Kukësit, njëherësh dhe disa kafeneve ku Alma Kaçi, ka qëndruar atë ditë.(Ora News

Related Posts

Leave a comment