Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

U dënua për falsifikim dokumentesh, Bardhi: Celibashi konfirmoi rikandidimin e kryebashkiakut të Mallaskastrës në kundërshtim me ligjin

-640-0-1663148322xbardhi-354

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka dalë në një komunikim për mediat në lidhje me rikandidimin e kryetarit të bashkisë, Mallakastër, Qerim Ismailaj, i cili sipas Bardhit duhet të ishte shkarkuar menjëherë nga detyra.

Ai shton vendimi i Celibashit për të ti dhënë “ok” rikandidimit të tij është në kundërshtim me ligjin dhe atë çka kanë kërkuar ndërkombëtarët, sidomos SHBA.

“Kryekomisioneri dhe Këshilli i Ministrave do të duhet të kishin urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm nga detyra, për kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj.

Ky veprim i urdhëruar nga kushtetuta dhe ligji nuk u ndërmor nga Celibashi dhe as nga kryeministri.Në një akt të paprecedentë janë injoruar thirrjet e ndërkombëtarëve, veçanërisht SHBA për kandidatë të pastër në zgjedhjet e ardhshme, vendosim të rikandidojnë Qerim Ismailajn.

Në datë 5 prill 2023,Celibashi ka konfirmuar kandidimin në kundërshtim me ligjin të Ismailajt.

Vendimi  i gjykatës që e dënon atë me 6 muaj është pranuar nga vetë ai pasi nuk e ka ankuar dhe ka marrë formë të prerë në datë 29 mars. Ne referim të shkronjës “ç”, pika 1, neni 2 të ligjit i ndalon Qerimajt kandidimin për kryetar.

Në bazë të dënimit me 6 muaj burg, Ismailaj nuk mund të ushtrojë asnjë funksion shtetëror, përfshirë edhe periudhën e rehabilitimit që  përfundon në vitin 2025.

I bëj thirrje  Celibashit që të kthehet të ligjshmëria, është e disata herë që me veprime apo mos veprime është duke ndikuar në mënyrë antiligjore në prishje të zgjedhjeve të ardhshme lokale,” u shpreh Bardhi.

Related Posts

Leave a comment