Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

14 maji/ Celibashi: Nëse Basha firmos edhe tani e pranojmë! Nuk patën vullnetin për ta zgjidhur

-640-0-1675249853xcelibashi-406

PD ka ende një zgjidhje që mund të futet në zgjedhjet e 14 majit. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha në Report Tv se nëse Lulzim Basha vendos që të firmosë deklaratën solemne edhe pse afatet kanë përfunduar, mund të futen në garë për vendoret.

“Për gjykimin tim është i zgjidhur se plotësohen kërkesat që kryetari i PD e nënshkruan deklaratën dhe është tërësisht në përputhje me përcaktimet e Kodit Zgjedhor”, tha Celibashi.

Sipas Celibashit, PD e kishte mundësinë për të rregulluar situatën por nuk pati vullnetin për ta zgjidhur ndonëse i dha kohën e mjaftueshme.

Celibashi shtoi se nuk e kishte të vështirë që të merrte vendimin të cilin e kishte paralajmëruar rreth një muaj më parë dhe duhet të kishin marrë masa që të mos përfundonin në këtë pikë.

“Është vendim që në një mënyrë ose tjetër e kam paralajmëruar rreth 1 muaj e pak më para dhe e kam thënë që PD duke parë e vlerësuar situatën ligjore në të cilën ndodhej, dukej ose kishte premisa që të ishte në situatën e mos regjistrimit si subjekt zgjedhor”, tha Celibashi.

Related Posts

Leave a comment