Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shqipëria nuk është në kushtet që mund të bëjë eksperimente në këto zgjedhje

L2

Hysni Gurra

Nga 17 maji 2017 e këtej, kokëçarja më e madhe e këtij pushteti ishte se duhej të bënte vetë edhe pushtetin, edhe opozitën.
Kjo për shkak se ’ortakët’ e tyre nuk ditën ta fshehin të rënit në pazar me ta, ishin të ngathët.
Taksirati i mjeshtrave të pushtetit të formësonin opozitën e memeve, opozitë e cila dukej si kot për kohën, ose si gallatë, por që sot po rezulton se ka qenë një shpikje mjaft efektive.
Në rastin kur opozita u ringrit, këputi zinxhirët e kapjes dhe doli në betejë, opozita e memeve kërkon t’i imponojë asaj rregullat e lojës, t’i imponojë profilet e kandidatëve për zgjedhjet lokale etj, nën petkun e një politike a-politike.

Mirëpo këtu ka një non-sens të madh logjik. Si mundet t’i kërkosh një partie politike të mos jetë politike?

Ligji elektoral shqiptar nuk e ndalon asnjë profil jo-politik të garojë si i pavarur në çdo bashki të vendit që të dëshirojë.

Ç’është kjo logjikë absurde që i kërkohet një apo disa partive politike të mos jenë politike, të mos bëjnë garë politike, por të depolitizohen??? 😅

Ç’i pengon këta të mbledhin firmat dhe të çojnë në KQZ një kandidat jo politike dhe të mundin e të bëjnë copë-copë aty gjithë sistemin, me PS e me PD e me PL…?!

Related Posts

Leave a comment