Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zgjedhjet dhe integriteti i procesit, ambasadori britanik: Të garantohet shenjtëria e votës, procesi duhet të jetë transparent dhe i ndershëm

-640-0-1678960365xambasadori-555

Në tryezën e zhvilluar sot për integritetin e procesit zgjedhor fjalën e ka marrë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith.

Ai u shpreh se procesi zgjedhor është e rëndësishmë të të jetë i lirë, transparent dhe i ndershëm sepse ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë.

“Le të mbajmë mend që është e rëndësishme të garantojmë shenjtërinë e zgjedhjeve që çdo qytetar të ndiejë se vota e tij ka rëndësi dhe zëri i tij dëgjohet.

Ne të tërë duhet të ngrihemi kundër përpjekjeve për të shtypur të drejtat e votës. Procesi duhet të jetë i lirë, transparent dhe i ndershëm sepse ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë.

Institucionet duhet të garantojnë të drejtat e qytetarëve”, tha King Smith në tryezën e organizuar nga Komiteti i Helsinkit.

Related Posts

Leave a comment