Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shqiptarët të keqpaguar, kemi rritjen më të ulët të pagës mesatare në rajon

-640-0-77593d1438766c0b7c885ff51532cc30

Në pjesën e fundit të vitit, paga në shtet arriti në 610 euro, ndërsa në sektorin privat, 500 euro.

Për të shkuar te ky nivel, paga mesatare u rrit me 11% në Shqipëri në vitin 2022 krahasuar me vitin paraardhës. Ndërkohë, në vendet fqinje rritja rezulton nga 13 deri në 18%.

Në rajon, pagat tona janë më të ulëta. Rrogat më të larta paguhen në Bosnjë, Serbi e Mal të Zi.

Brenda një viti, ato janë rritur në të gjitha shtetet e Ballkanit, por rritje më e madhe është parë në Bosnjë dhe në Serbi me 16 dhe 18%.

Ndërkohë, Shqipëria ka njohur nivelin më të ulët të rritjes së pagës mesatare.

Shqipëria ka aktualisht një pagë mesatare rreth 520 euro, niveli më i ulët në rajon pas Kosovës.

Në Maqedoninë e Veriut paga mesatare është 778 euro, në Serbi 880, në Malin e Zi 885 dhe në Bosnje-Hercegovinë, 893 euro.

Sipas një raporti nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, pagat e ulëta janë arsyeja kryesore që nxisin emigracionin në Shqipëri.

Related Posts

Leave a comment