Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zhelenski, mos harro … kush janë Shqiptarët!

E104C5E1-1EDA-464B-9A3F-67C47EF09593

Zhelenski, mos harro :
-Unë, një shqipëtar i rëndomtë. këtu në Ballkan, sot dhashë 1 euro, nga pensioni im prej 35 euro në muaj për ty!
Zhelenski, mos harro :
-Unë pensionisti, sot, ja hoqa nga goja fëmijëve të mi, një kuti qumështi, sepse fëmijët e tu kishin më shumë nevojë!
Zhelenski, mos harro :
-Sot unë evropiani, po dërgojë armë për popullin tënd të mbrohesh prej sllavit tënd të Lindjes, kur ti dërgove, armë te sllavët e jugut për të vrarë Çlirimtarët e mi!
Zhelenski, mos harro :
-Ai sllavi jot i Lindjes, nuk i masakron e përdhunon gratë e tua, ndërsa ky sllavi jot i jugut, ka përdhunuar e masakruar 21 mijë gra e vajza të kombit tim!
Zhelenski mos harro :
Viktimat që sllavi jot i lindjes, i masakron, e kanë një gurë përkujtimi mbi kokë, ndërsa mijëra viktima, që sllavi jot i jugut, i groposi në qindra varre masive, sot nuk e kanë këtë luks!
Zhelenski, mos harro :
Sot unë Shqipëtari, në mes të Tiranës, ngrita flamurin tënd, dhjetra metra të gjatë, për Çlirimtarët e tu, ndërsa ti, kur Çlirimtarët e mi luftonin për Pavarësi, e shqyeve dhe e dogje flamurin kombëtar të atyre Çlirimtarëve që luftonin për Pavarësi nga sllavët e tu të jugut!
Zhelenski, mos harro :
-Unë Shqipëtari, në OKB -formulova një rezolutë për njohjen e genocidit rus mbi popullin tënd, ndërsa ambasadori yt në Serbi, mohon gjenocidin e sllavëve të jugut mbi popullin tim në Kosovë!
-Zhelenski, mos harro :
– Kur unë them me shpirt, që Krimeja është Ukrainë, ti, në mes të sllavëve të tu të jugut, deklaron se Kosova është Serbi. .!
-Zhelenski, për mua, ti sot je një Hero, por, ti sot kuptove, se sllavët, janë si ajo nëna që ha fëmijët e vet!
-Zhelenski, mos harro …….kush janë Shqiptarët! !

Related Posts

Leave a comment