Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Lufta në Izrael/ Flet ish-basketbollistja e njohur: Jemi 5 familje shqiptare këtu, dhëndurët dhe djali im po luftojnë

-640-0-1696851439xshqiptarjapng-633

Jeta Gashi ish basketbolliste e njohur e ekipit të Partizanit jeton prej vitesh në Izrael. Ajo ka folur sot për Fiori Dardhën në “Breaking” në Top News dhe ka treguar tmerrin që po përjetojnë atje.

Jeta jeton 30 km larg qytetit të sulmit dhe tregon se qytetarët atje janë të trajnuar se si të veprojnë në rast lufte, por këtë herë gjithçka ishte e befasishme.

“Kemi kaluar një periudhë shumë të vështirë. Në popullin izraelit ka një edukim të paparë, sepse marrim një njoftim dhe udhëzohemi se çfarë duhet të bëjmë.

Por këtë herë ishte ndryshe, sepse grupet terroriste janë të vështira që të luftohen. Deri dje në qytetin tim kemi qenë të mbyllur sepse grupet terroriste u afruan. Patjetër që kishim frikë të madhe.

Ata bëjnë masakra të tmerrshme, patjetër çdo izraelit është i frikësuar”, u shpreh ajo.

Gashi e cila punon si mësuese tregon se shkollat janë mbyllur dhe se ata qëndrojnë në komunikim të vazhdueshëm me nxënësit dhe drejtorinë.

“Në qytetin tim jemi mbi 5-6 familje shqiptare, dhëndurët e mi gjenden sot në luftë, nuk e dimë ku janë. Kemi dhe një djalë student i cili sa u lirua nga ushtria që gjithë natën u mobilizua dhe uroj të kthehen shëndet e mirë te nënat e tyre te familjet e tyre”.

Related Posts

Leave a comment