Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gazetari përplaset me ministrin që ofendoi shqiptarët: Imagjinoni sikur t’ua thoshin këtë britanikëve

553171

Një incident diplomatik, thonë mediat britanike, është shkaktuar nga publikimi i një videoje promovuese e cila vlerëson ata që kanë gjetur dhe ndaluar emigrantët e paligjshëm nga Shqipëria.

Gazetari Nick Ferrari dhe ministri i Zyrës së Brendshme Robert Jenrick, i cili publikoi videon, patën një përplasje të ashpër në emisionin e mëngjesit të drejtuar nga reporter i njohur.

Jenrick u shpreh se nuk është penduar për videon, por është e rëndësishme sipas tij të punohet në mënyrë konstruktive me qeverinë shqiptare. Gazetari e mbërthen me pyetjen e radhës.

Ferrari: Si qenka kjo konstruktive?

Jenrick: Dua të kemi marrëdhënien më produktive që mundemi me qeverinë shqiptare.

Ferrari: Epo pse i keni ofenduar atëherë?

Jenrick: Ne duhet të jemi në gjendje të dallojmë mes asaj qe është diaspora shqiptare në këtë vend, të cilën ne e respektojmë dhe dëshirojmë të punojmë sa më afër që të mundemi, shtetasit britanikë që janë me origjinë shqiptare, ata që zgjedhin të vijnë këtu legalisht… dhe atyre që vijnë këtu ilegalisht me varka të vogla.

Ferrari nuk e lë me kaq, por vazhdon të përmendë videon.

“Ju thoni: jam takuar me stafin fantastik që ka punuar për gjetjen e shqiptarëve, ndalimin e tyre, dërgimin e tyre në autobus për t’i çuar në aeroport dhe për t’i kthyer pas në Tiranë.

Në asnjë vend nuk përmendi paligjshmërinë. Imagjinoni sikur një shtet tjetër t’ua thoshte këtë britanikëve”, shprehet gazetari.

Related Posts

Leave a comment