Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

PSE SHQIPTARËT JANË POPULL UNIK NË BOTË

shqiptaret
Nëse një shoqëri apo një komb, nuk ka cilësi të ritmit pozitiv të jetës, ai komb apo ajo shoqëri shkon drejt shpërbërjes. Dy janë popujt që kanë jetuar shumë shekuj rresht në mbijetesën e tyre: Arbër-Shqiptarët dhe Ebrenjtë…
Nga Spartak NGJELA – 
… Por janë cilësitë e ritmit pozitiv që ua kanë dhënë këtë mundësi gati të shenjtë shqiptarëve dhe ebrenjve.
Cilat janë cilësitë e ritmit historik pozitiv të shqiptarëve?
Ato janë:
1. Shqiptarët nuk kanë tradhëtuar asnjë të huaj, i ardhur në Shqipëri, se e kanë trajtuar atë, ose si mik që i kanë bërë të gjitha nderet, ose si pushtues të cilit i kanë vënë pushkën.
2. Shqiptarët janë popull unik në botë, me tre fe të mëdha, dhe me tolerancë fetare absolute.
3. Shqiptarët, jo pakica e ardhur në Shqipëri, Evropën e kanë quajtur atdhe, madje psikologjikisht e kanë të pandarë atdheun nga Evropa.
4. Shqiptarët, edhe kur kanë qenë dhjetë herë më të mëdhenj se kaq sa janë sot, nuk kanë bërë asnjë luftë pushtuese.
5. Shqiptarët, janë populli unik që, edhe pse nuk janë lejuar të shkruajnë shqip deri në vitin 1912, nuk janë asimiluar në asnjë cep të globit ku janë duke jetuar.
6. Shqiptarët kanë krijuar gjuhën shqipe me një aftësi magjike, e cila ka reflektuar në të gjitha gjuhët e popujve që janë përreth Shqipërisë si kufitarë.
7. Shqiptarët kanë nxjerrë figura të rangut botëror, si udhëheqës të mëdhenj, në të gjitha eventet e mëdha historike që kanë ndodhur në qytetërimin perëndimor.

Related Posts

Leave a comment