Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Greqia tërhiqet përkohësisht nga kushti “Beleri”. Firmos hapjen e kapitujeve per Shqipërinë

-640-0-1699371507xbeleri-196

Letra e presidencës spanjolle të Bashkimit Europian, me kërkesën për paraqitjen e udhërrëfyesve për kapitullin e parë të procesit të bisedimit për anëtarësim, ka mbërritur në Shqipëri. Ajo është miratuar nga këshilli i përfaqësuesve të përhershëm në Bashkimit Europian, pas negociatave diplomatike të Gjermanisë dhe presidencës spanjolle të BE për të bindur Greqinë që mos bëhej pengesë

Pas mbërritjes së letrës së Presidencës spanjolle të shpejti nisin bisedimet për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Greqia është tërhequr përkohësisht nga kushti për çështjen Beleri.

Letra e presidencës spanjolle të Bashkimit Europian, me kërkesën për paraqitjen e udhërrëfyesve për kapitullin e parë të procesit të bisedimit për anëtarësim, ka mbërritur në Shqipëri.

Ajo është miratuar nga këshilli i përfaqësuesve të përhershëm në Bashkimit Europian, pas negociatave diplomatike të Gjermanisë dhe presidencës spanjolle të BE për të bindur Greqinë që mos bëhej pengesë.

Ndërsa Shqipëria po përgatitej për hapin e dytë për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, Greqia lajmëroi se do bllokonte procesin për shkak të pakënaqësisë me të cilën po trajtohej çështja e Fredi Belerit.

Por, Athina u tërhoq duke e cilësuar dhënien e letrës si procedurë dhe se do trajtonte Belerin si kusht në vazhdim. Ngërçi tani u kalua dhe bisedimet për anëtarësim të Shqipërisë në BE, nisin së shpejti me shqyrtimin e dy temave thelbësore.

E para është çështja e sundimit të ligjit, dhe çështja e dytë është reforma në administratë. Procesi i bisedimeve pritet të jetë i gjatë për disa vite por përfundon me anëtarësimin final

Related Posts

Leave a comment