Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kathimerini: Vendoset “bllokada” e parë e Greqisë për Shqipërinë, shkak çështja “Beleri”!

-800-0-0e0ebf308dabc72e5b6b36711e68bd29

Greqia ka vendosur bllokadën e parë ndaj Shqipërisë sa i takon integrimit të vendit në Bashkimin Europian, për shkak të çështjes “Beleri”.

Media greke Kathimerini raporton se Athina zyratare nuk ka pranuar të firmosë një letër të përbashkët të 27 vendeve anëtare te BE për Shqipërinë për çeljen e negociatave.

“Një përshkallëzim thelbësor i qëndrimit të ashpër ndaj Tiranës për shkak të shkeljes së vazhdueshme të të drejtave të kryebashkiakut të burgosur të Himarës, Fredi Beleri, përfaqëson vendimi i Greqisë për të mos dhënë pëlqimin për një letër të përbashkët të 27 vendeve anëtare të BE-së për fillimin e negociatave për grupin e parë të fondeve të anëtarësimit”, shkruan Kathimerini.

Megjithëse u gjet një formulë për të çuar përpara negociatat për këtë kapitull specifik me Maqedoninë e Veriut, pasi Bullgaria pranoi propozimin e kompromisit të paraqitur nga presidenca spanjolle, kjo nuk u bë për Shqipërinë.

“Kandidaturat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë të lidhura, ndaj ky zhvillim përbën një shkëputje praktike të dy kandidaturave”, raporton media greke.

Vlen të theksohet se paketa e parë për çështjet themelore që duhet të zgjidhë çdo vend kandidat përfshin pesë kapituj, përkatësisht ata që kanë të bëjnë me:

• Së pari , gjyqësori dhe të drejtat themelore.

• Së dyti , Drejtësia, liria dhe siguria.

• Së treti , prokurimi publik.

• Së katërti , statistikat.

• Dhe së pesti , kontrolli financiar.

Media greke sjell në vëmendje se pak ditë më parë është bërë publik progres-raporti i kandidatëve për anëtarësim në BE, ku me një referencë të tërthortë, por jo të qartë flitet për ndërlikimet e shkaktuara nga çështja Beleri në marrëdhëniet greko-shqiptare.

Gazeta greke, Kathimerini shkruan se ky qëndrim i Greqisë mund të ndryshojë nëse Edi Rama ndryshon qëndrim.

“Është e qartë se Athina mund të rishikojë qëndrimin e saj nëse Tirana ecën përpara për të treguar se ka vend për diskutim dhe jo një shfaqje force nga ana e zotit Rama, brenda apo jashtë”, shkruhet në artikull.

Athina ka kërkuar në të gjitha nivelet e mundshme që Fredi Belerit t’i jepet mundësia për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, gjë që deri tani është refuzuar nga gjykatat shqiptare, shton artikulli.

Seanca e radhës e GJKKO ku Beleri do të dalë në gjyq do të zhvillohet më 22 nëntor, por ndërkohë pritet të caktohet një proces i ri për lejen e posaçme që ai kërkon për të bërë betimin.

“Hera e fundit që gjykatat shqiptare refuzuan një kërkesë të tillë ishte më 26 qershor, ndërkohë që kërkesat e shumta të avokatëve të Beleri për përsëritjen e një procesi të tillë u refuzuan pa shumë rrotullime nga autoritetet shqiptare”, shkruan media greke.

“Rruga është sigurisht e gjatë deri në finalizimin e procesit për Belerin, ndërsa muajin e ardhshëm do të intensifikohen diskutimet në nivel europian për progresin e Shqipërisë. Ndonëse në Athinë presionet janë të shumta dhe nga drejtime të shumta, në të njëjtën kohë ekziston edhe perceptimi i qëndrimit konstruktiv që Greqia mban pa ekstreme, por me respekt të plotë për mjetet që ka çdo vend anëtar i BE-së dhe në këtë rast detyrimin e përdorimit”, përfundon Kathimerini.

Related Posts

Leave a comment