Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Greqia ndalon çamët të kërkojnë pronat, a s’është shkelje e të drejtave të njeriut?”, gazetari zë ngushtë avokatët që erdhën për Belerin

-640-0-1695048108xavokatet-273

Asambleja e Kryetarëve të Dhomave të Avokatëve të Greqisë ka mbajtur sot një konferencë për mediat për çështjen Beleri, duke listuar një sërë shkeljesh sipas tyre të konventës europiane të të drejtave të njeriut në këtë rast nga shteti shqiptar.

Avokatët Dhimitrios Vervesos, Kryetar i Asamblesë së Dhomave të Avokatisë së Greqisë dhe Patrick Henry, President i Avokatëve pa kufi, ish-Kryetar i Komitetit të të Drejtave të Njeriut i Counsil of Bars and Laë Societies of Europe (ÇBE) kërkuan që autoritetet shqiptare t’i krijojnë mundësinë Belerit të bëjë betimin si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë.

Por gjatë konferencës avokatët janë vënë në siklet kur janë pyetur nga gazetari Igli Çelmeta për të drejtat e shtetasve shqiptarë me origjinë çame që kërkojnë pronat në Greqi. Avokati ka deklaruar se janë në konferencë vetëm për çështjen Beleri.

REPLIKAT:

Gazetari: Greqia nuk lejon shtetasit shqiptare me origjine çame të kërkojnë pronat në Greqi, a nuk është kjo shkelje e te drejtave te njeriut? Do protestonit ju dhe për këtë shkelje të shtetit grek?

A është shkelje dhe kjo e protokolleve që përmendët më parë?

Në Greqi, korrupsioni zgjedhor a është vepër penale dhe nëse po, personat që kryejnë këtë vepër penale arrestohen apo lihen të lirë?

Avokati grek: Ne nuk kemi ardhur këtu për të diskutuar në lidhje me çështjen e parë që ju pyetët. Kemi ardhur këtu për të folur për çështjen Beleri dhe do t’i referohemi asaj.

Në Greqi sigurisht ai që dënohet me formë të prerë dhe të parevokueshme nga Gjykata patjetër që arrestohet. Por ama ka një dënim, ka një vendim dënimi, nuk është se dikush mbahet në paraburgim.

Nëse nuk kemi dyshimin e arsyeshëm se ata do të ikin, do të lëvizin nga vendi që janë mbajtur, ose kanë potencialin që të kryejnë vepra penale të tjera, ose të jenë në gjendje të ndryshojnë provat që janë në çështje penale. Dhe ne për sa i përket çështjes Beleri, shpjeguam se ai nuk është në gjendje të bëjë asnjë nga këto të tria.

Gazetari: Pyetja që bëra kishte të bënte të drejtat e njeriut dhe çështjen Beleri ju po e lidhni me Konventën e të drejtave të njeriut, a nuk është e njëjta gjë?

Avokati grek: Kemi ardhur për të folur vetëm për çështjen Beleri dhe vetëm për këtë çështje do të flasim.

Related Posts

Leave a comment