Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama i dhuron ish-presidentit Bill Clinton “Yllin e Mirënjohjes”

-640-0-33afd754ea37b1f66971e6c7b691ccb6

Kryeministri Edi Rama i ka dhuruar ish presidentit amerikan Bill Clinton “Yllin e Mirënjohjes” në fund të ceremonisë së pritjes zyrtare të mbajtur mbrëmjen e sotme përballë kryeministrisë.

Rama u shpreh se ky është çmimi më i lartë që i jepet dikujt nga zyra e kryeministrit në vendin tonë.

“Keni qenë me ne gjatë gjithë kohës me fjalët dhe veprat tuaja. Sot jeni mes nesh për të rikonfirmuar angazhimin e Amerikës ndaj paqes sonë.

Nuk ka fjalë për të shprehur mjaftueshëm për urtësinë e thellë që ndjej tashmë, Ju kërkoj të pranojnë medaljen e Yllit të Mirënjohjes. Është çmimi më i lartë nga zyra e kryeministrit që i jepet dikujt”, deklaroi Rama.

Related Posts

Leave a comment