Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Drafti që do të ndikojë për 100 vitet e ardhshme në Shqipëri”- Soko jep detajet

auto_auto_2816145030431688297619

Eksperti i ekonomisë Pano Soko ka komentuar draftin për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se janë në bisedime me ekspertë dhe anëtarë politikë në mënyrë që drafti të dalë sa më i konsoliduar.

Më tej ai theksoi se nëse ky draft kalon me referendum ligji do të jetë për 100 vitet e ardhshme

“Jemi në bisedime për të dalë me një draft sa më të konsoliduar. Ky draft që ne do të paraqesim, duhet të jetë drafti më i mirë i punuar profesionalisht teknikisht. Nëse e kalon një draft me referendum atëherë ky ligj do të jetë për Shqipërinë e 100 viteve. Ne jemi të përgjegjshëm për këtë. Po punojmë me ekspertë, me anëtarë të partive politik. Nëse miratojmë një draft me referendum, ai nuk preket më pastaj. Nuk ka më guxim njeri ta prekë atë draft, do të zgjasë 100 vjet”- tha ai.

Related Posts

Leave a comment