Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Eksperti i ekonomisë: 7.2 mln turistë kanë fjetur në 35 mijë dhoma të paregjistruara! Buxhetit i mungojnë 53.5 mln euro

-800-0-fe7a0174f9fa68f4a790532ba05a8443

Qeveria po parashikon të ndërmarrë disa nisma ligjore për të luftuar informalitetin ne turizem.

Kryeministri Edi Rama deklaroi një ditë më parë se numri i turistëve që kanë vizituar vendin, 8.3 mln vizitorë, nuk përkthehet në rritje të ardhurash në buxhetin e shtetit.

Për këtë qëllim, qeveria po ndërmerr një projektligj që parashikon edhe regjistrimin e dhomave që jepen në booking dhe airbnb.

Eksperti Fatos Çoçoli u shpreh në Studio Live me Arbër Hitaj në Report TV se 35 mijë dhoma janë të paregjistruara.

Sipas përllogaritjeve të tij, 7.2 mln turistë kanë fjetur në dhoma të paregjistruara në tatime, duke bërë që buxhetit t’i mungojnë 53.5 mln euro.

“Erdhi koha ta ndajmë shapin nga sheqeri. 7.2 mln turistë kanë fjetur në 35 mijë dhoma të paregjistruara. Unë e kam bërë si ekonomist nga të dhëna empirike me të ardhurat e munguara. Bazuar në çfarë kemi parë. Të ardhurat e munguara në shtet. 53.5 mln euro, është 6% i të gjithë sasisë së parave. Kjo vjen nga dhomat me qira, hotelet kanë evazion tjetër.

Nuk deklarojnë çmimin real, nuk deklarojnë numrin e dhomave se sa e kanë të saktë. Rajoni e ka, Mali i Zi e ka një euro për natë. Ai 53.2 milion për të ardhura të munguara, janë 900 milionë euro xhiro që nuk i ka parë syri i shtetit. Do marrë dicka shteti”, shtoi ai.

Kurse eksperti i turizmit Luan Dervishaj shtoi se nëse do të kemi regjistrimin si akomodim turistik atëherë mund të themi se kemi bërë progres.

“Unë mendoj se zgjidhja më racionale është që të trajtohen duke u regjistruar si njësi akomoduese. Nëse unë e kam dhënë 10 net për një muaj një shtëpi me qira, kam marrë 400 euro, kam kosto se paguaj drita ujë. 15% në legjislacion është nga pjesa se cfarë kam fituar unë. Nuk mundet të hyja në pjesën e biznese. Nëse ne do kemi regjistrimin si akomodim turistik atëherë mund të themi se kemi bërë progres.”

Xhiro e padeklaruar në tatime nga informaliteti për vitin 2023 përllogaritet në 892 mln euro. Projektligji i nxjerrë për konsultim ditët e fundit nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, parashikon që çdo strukturë akomoduese, operator turistik apo agjenci udhëtimi e stacion plazhi ekspozon dukshëm listat e çmimeve për produktin dhe shërbimin që ofron në gjuhën shqipe dhe angleze.

Related Posts

Leave a comment