Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Bilanci i sezonit turistik, Rama: Bumi i këtij viti na vuri përpara sfidave të mprehta që duhet t’i adresojmë

auto_dgdfg1696351422

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit për bilancet e sezonit turistik veror tha se bumi i këtij viti e vuri Shqipërinë përpara sfidave, të cilat duhet të nisin të adresohen.

Rama: Bumi turistik i këtij viti përtej efekteve na vuri përpara sfidave të mprehta që duhet të nisim t’i adresojmë. Duhet të jemi të vetëdijshëm që rreziku i këtij nami të mirë është se mund të na kthehet në bumerang është real, bumerang nëse ne nuk do të jemi të përgatitur për të përballuar një kërkesë që do të jetë më e madhe se vitin e ardhshëm. Do të sjellë më shumë kërkesë vitin e ardhshëm. Pa diskutim që ne kemi shumë arsye që të jemi krenarë për punën që kemi bërë, të ndjehemi të shpërblyer, të përpjekjeve për të ngjitur shkallët nga një pikënisje jo fort inkurajuese, kemi përpara nesh edhe shenjat më kuptimplota të faktit që mund të ndërtojmë një Shqipëri turistike që do të shtrihet përgjatë 360 ditëve të vitit. Për ta bërë këtë sigurisht që duhet të jemi të vetëdijshëm se çfarë kemi arritur dhe çfarë ajo që kemi arritur të sjellë si sfidë. Shtatori është mbyllur me 1,1 milionë të huaj një shifër shumë më e lartë. Deri në fundin e gushtit. Nëse edhe tetori dhe nëntori do të ruajnë këtë rend dhe dhjetori do të jetë po ashtu një muaj surprizues ne mund të arrijmë edhe 10 mln turistë këtë vit, 9 milionë. Do të duhej një kurajo shumë e madhe për ta thënë, jo shumë vite më parë, ashtu sikundër, në këtë kohë jo shumë të shkurtër duke marrë parasysh një pjesë të konsiderueshme të krijuar nga paragjykimet të kthyer në perceptim kemi pasur përballë si një pengesë për ta kapërcyer.

Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm, Taulant Balla në takimin për Analizën e Sezonit Turistik Veror tha se siguria e turistëve është thelbësore për çdo destinacion që përpiqet të rrisë popullaritetin e tij për vizitorët.

closevolume_off
Balla: I gjithë ky fluks gjatë vitit 2023, me 30% më shumë sesa një vit më parë, është përballuar nga e njëjta trupë policore. Ndër masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit mund të veçoj: Ngritja e funksionimit i 6 stacioneve provizore të policisë në zonën turistike Theth dhe Valbonë, Gjiri i Lalzit, Tale, Palasë si dhe plazhet Ksamil; Krijimi i Njësisë Policore Detare, e përbërë me mbi 100 punonjës policie të përzgjedhur nga policia kufitare e migracionit dhe policia e rendit. Policia Kufitare i ka ofruar ndihmë 485 shtetave për 65 mjete lundruese turistike që kanë shfaqur avari. Janë kontrolluar 4798 mjete lundruese rreth 3 herë më shumë sesa gjatë vitit 2022, nga të cilat janë bllokuar 280 prej tyre. Janë ankoruar/përpunuar 1642 jahte të huaja në portet tona. Për përballimin e fluksit të hyrje daljeve në PKK është realizuar shtimi i sporteleve dhe personelit policor në të gjitha PKK (hyrje-dalje). U bë kufizimi i qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave, për periudhën nga 15 qershor 2023 deri më 15 shtator 2023. Janë trajtuar telefonata/ankesa nga publiku në zonat turistike/plazhe 2905 raste; janë trajtuar mosmarrëveshje të ndryshme në 1134 raste (për të mos lejuar më përsëritjen e rastit të turpshëm të Mihal Kokdhimës, katër vite më parë) dhe janë arrestuar autorët në 124 raste. Kontrolle/monitorim i zhurmave dhe muzikës përtej orës së lejuar nga policia 6027 raste. Dhënie ndihmë për largime (humbje) të miturve në 757 raste. Dhënie ndihmë në rast rënie zjarri në 19 raste. Dhënie ndihme në rast rreziku mbytje të shtetasve e ngjarje të tjera në 73 raste. Dhënie ndihme në raste humbjeje në zona të thella malore/pyje në 12 raste për 21 shtetas të huaj.

Pesë vitet që kemi përpara do të jenë një provë e vërtetë zjarri për Shqipërinë turistike. Qysh vitin tjetër duhet të përballemi me një kërkesë shumë më të lartë se e sivjetshmja edhe në sasi, por edhe në cilësi. Kryeministri na e thotë cdo ditë se nëse në këtë fazë të re, nuk do jemi të lartësinë e pritshmërisë së rritur të botës ndaj nesh, atëherë ky nam i mirë që kemi marrë sot do të na kthehet në boomerang. Me Policinë e Shtetit kemi filluar në fakt përgatitjet, për t’i dalë përpara nevojës për një nivel tjetër sigurie në zonat turistike. Unë e di shumë mirë se policia lokale e Sarandës për shembull e ka të pamundur të përballojë sfidën që presim të kemi, qoftë në numër të turistëve, qoftë në cilësinë e tyre. Policia jonë në nivel vendor vuan edhe nga fenomeni i familjarizimit, duke dëmtuar kështu efektivitetin e punës dhe mosreagimit në kohë Policisë së Shtetit. Prandaj ne po krijojmë një Forcë Kombëtare të Sigurisë Publike, brenda Policisë së Shtetit, e cila të jetë e gatshme dhe me kapacitete të mjaftueshme, të përballojë nevojat dhe pritshmëritë e Shqipërisë turistike 10 milionë PLUS. Kjo strukturë e re brenda Policisë së Shtetit do të rrisë prezencën dhe efikasitetin e policsë në të gjithë territorin. Masa të tjera do të kemi mundësi të njoftojmë edhe në vijim.

Related Posts

Leave a comment