Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama: Do të rikthehet Festivali Folklorik Kombëtar në Gjirokastër

-640-0-festivali-folklorik-406

Pas 8 vitesh, rikthehet në Gjirokastër Festivali Folklorik Kombëtar.

Festivali do të zhvillohet nga data 24 qershor deri më 1 korrik në Kalanë e Gjirokastrës. Ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka ndarë lajmin për rikthimin e këtij festivali me motivet, ritmet, këngët e vallet e të gjithë krahinave shqiptare.

“MIRËMËNGJESI dhe me lajmin e bukur të rikthimit të Festivalit Folklorik Kombëtar në Kalanë e Gjirokastrës së zbukuruar e gjallëruar si me magji nga ngjyrat, motivet, ritmet, këngët e vallet e të gjithë krahinave shqiptare, ju uroj një të diel të paqtë”,-shkruan Rama

Edicioni i parë i këtij festivali është çelur në 11 tetor të vitit 1968 në qytetin muze të Gjirokastrës.

Related Posts

Leave a comment