Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

GJKKO lë në burg përsëri Fredi Belerin

-640-0-1692609252xfredi-beleri-ne-gjyq-ok-300x194-148

GJKKO ka refuzuar kërkesën e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës për një masë më të lehtë sigurie, duke e lënë atë sërish në burg.

Seanca gjyqësore u zhvillua pa praninë e medias.

Gjyqtarja e GJKKO-së, Fjorela Davidhi nuk pranoi të lirojë nga burgu Fredi Belerin.

“Nuk jemi në kushtet për ndryshim të masës së sigurisë vetëm nëse e sheh të arsyeshme gjyqtari i themelit” thuhet në argumentin e vendimit të GJKKO-së.

GJKKO-së iu është kërkuar zëvendësimi masës “arrest me burg” në një masë më të lehtë sigurie.

Lirimi nga qelia do i mundësonte Fredi Belerit betimin si kryebashkiak i Himarës.

Edhe pas presionit të shtuar të Athinës Gjykata nuk pranoi që ta ndiqte atë në gjendje të lirë.

Related Posts

Leave a comment