Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Si shkruhen deklaratat dhe reagimet e Fredi Belerit nga Athina

download

 

Anisa Muçaj-

Reagimet dhe deklaratat e të burgosurit himariot Fredi Beleri, si kandidat për kryetar të Bashkisë së Himarës, nuk shkruhen prej tij, por janë pjesë e një strukture të posaçme mes Shqipërisë dhe Athinës. Persona pranë stafit të tij në OMONIA na bëjnë të ditur se çdo reagim apo deklaratë në emër të tij është i mirëpërgatitur nga këshilltarë në Tiranë dhe kryesisht, në Athinë. Madje versioni përfundimtar për çdo publikim në emër të tij, miratohet nga dy zyra në Athinë, njera e lidhur me sillogjet, ku ai është aktiv prej dekadash dhe tjetra, që është ekstrazyrtare dhe ka lidhje me shërbimin sekret grek. Stafi dhe mentorët politikë të Belerit janë të shqetësuar për mosreagime dhe mungesën e solidaritetit ndërkombëtar me rastin Beleri. Madje përgjigjet zyrtare të autoriteteve të BE-së në rastrin e prezencës në Athinë si të ftuar në takimin formal të kryeministrit grek, shkaktuan një lloj dëshpërimi për mungesën e deklaratave publike në mbështetje të tij. Megjtihatë, këto burime shtojnë se gjatë 10 ditëshit të parë të muajit shtator pritet të ketë shtim të përpjekjeve diplomatike dhe politike në Athinë-Neëy York, Bruksel dhe disa vende të tjera ku lobimet greke njihen për potencialitetin dhe investimin e tyre në interes të çështjeve greke. Sidoqoftë reagimi i shkruar në Athinë, në emër të Belerit, pas intervistës që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pati me gazetarin e Kathimerini-së, Pavlos Papadopulos tenton të parathotë strategjinë e shtimit të përpjekjeve greke në mbështetje të tij. Jo më kot shkruesit nga Athinë, në stilin e vjetër e mbyllin kundërpërgjigjen e Belerit me fjalinë:” Nesër të rëndësishmet, zoti Rama!”. Athina dhe mentorët e Belerit numërojnë çdo prononcim apo përgjigje që Kryeministri Rama jep për rastin Beleri, duke tentuar ta evidentojnë se përballja e tij me Kryeministrin është një duel i qëllimtë protagonistësh. Reagim-shkruesit e Belerit pasi numërojnë ditët, etiketojnë eufimisht edhe “Heshtjen peshku të 90 ditëve të kryeministrt që nag arrestimi”, duke nxjerrë tre përfundime: Së pari mentorët e Belerit dhe hajdutët elektoralë në Himarë ushqehen me shpresën se mungesa e kryeministrit Rama në foton, të cilën e quajnë të madhe, me liderët e Ballkanit Perëndimor”, përbën pasojën e parë mbi të. Së dyti, i referohen gjasme “pendesës së Ramës për sulmin elektoral ndaj Belerit si kandidat helenizues në Himarë dhe së treti ushqen shpresën për një mea culpa të kryeministrit Rama, duke paralajmëruar, në stilin e sjelljeve greke përgjatë periudhës ala tranzicioniste të Shqipërisë, për “pasoja të pakthyeshme) ndaj Shqipërisë, bashkisë Himarë dhe Belerin personalisht”. Eshtë e kuptueshme se gjuha dhe sidomos leksiku që përdorin mentorët dhe teksteshkruesit e Belerit në Athinë për çdo reagim në shqip, nuk janë të tij dhe nuk burojnë prej aftësisë shkruese të të burgosurit, por dalin prej laboratorit parashtetëror me dijeni nëpunësish të shumëfishtë në Athinë. I burgosuri Beleri është rast i veçantë, që nga qelia, ku pret të gjykohet në gjykatat shqiptare, lëshon kërcënime, madje shantazhon dhe pretendon të vendosë një raport paritar me kryeministrin e vendit si misionar i Athinës. Dhe ankohet se po diskriminohet si përfaqësues i një pakice që nuk njihet zyrtarisht në Himarë dhe që nuk ka të shkuar historike si minoritet në këtë njësi administrative shqiptare.

Related Posts

Leave a comment