Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ish-zv.ministri i Jashtëm grek: Beleri nuk është njeri i pafajshëm, ka një histori të errët politike

-640-0-1692615584xnikos-xidakis-891

Ish-zëvendësministri i Jashtëm grek në qeverinë SYRIZA, Nikos Xydakis ka folur për arrestimin e Fredi Belerit.

Duke folur për ERT, Xydakis tha se Beleri nuk është një njeri i pafajshëm dhe se nuk duhet të bëhet një problem për marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Athina dhe Tirana e dinë rolin e Belerit. Ai nuk është një njeri i pafajshëm, ai ka një histori politike dhe një histori të errët. Duhet ta kishte pastruar këtë histori shumë muaj më parë. Dhe të mos bëhet një gjemb diplomatik në marrëdhëniet jo aq të mira mes Athinës dhe Tiranës”, tha ai.

Gjykata e Posaçme për Luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar rrëzoi sot kërkesën e re të avokatëve të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për liri.

 

Related Posts

Leave a comment