Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kadastra prej muajsh në kolaps

-800-0-1692612191xkadastra-899

Prej gati tre muajsh, i gjithë tregu i pasurive të patundshme është në kolaps. Qytetarët, të cilët duan të kryejnë veprime me pronat e tyre nuk munden dhe sorollaten pa asnjë zgjidhje.

Shkaktari i gjithë kësaj është Kadastra.

Pak muaj më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se do të hiqej çdo sportel dhe kontakt fizik mes qytetarëve dhe Kadastrës.

Sportelet fizike që funksiononin për dhënie informacioni u mbyllën, dhe çdo gjë kaloi online.

Por sistemi është bllokuar.

Askush nuk e di se çfarë ka ndodhur me saktësi. Edhe pse e ka kapur vendin peng prej 3 muajsh, Kadastra dhe qeveria nuk japin asnjë shpjegim për arsyet e bllokimit.

Noterët thonë se ka një sistem të ri menaxhimi, ku aplikimet e Tiranës i shkojnë Kukësit apo atë të Shkodrës shkojnë në Vlorë.

Një sistem kaotik, që deri tani ka shkaktuar një kolaps të madh dhe që i ka lënë qytetarët pa zgjidhje.

Related Posts

Leave a comment