Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Arrestimi i Fredi Belerit dy ditë para zgjedhjeve, flet Rrubullaku: Policia ka qenë e autorizuar nga Prokurori i çështjes, sigurojmë se…

rrumbullaku-770x432

Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku në një deklaratë për mediat u pyet lidhur me arrestimin e Fredi Belerit, por u shpreh se nuk ka tagër për të dhënë shpjegime për këtë rast

Ai tha se për këtë është i autorizuar prokurori i çështjes dhe se policia ka qenë e autorizuar për të kryer arrestimin.

“Në lidhje me rastin, kemi pasur një deklaratë të dhënë nga drejtuesi i prokurorisë së Vlorës. Çështjet që lidhen me hetimin është në tagrin e prokurorit për të dhënë shpjegime të mëtejshme. Ju siguroj që të gjitha veprimet e policisë janë veprime të autorizuara nga prokuroi në kushtet e realizimit të një akti kriminal, për të cilin polica është e detyruar të ndërhyrë’, u shpreh ai.

Related Posts

Leave a comment