Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Këngëtarja e njohur flet për racizmin në Greqi: Më mbyllën derën në fytyrë, thanë ja shqiptarja do karrierë!

-800-0-1698949385xeleni-824

Eleni Foureira është një nga emrat më të suksesshëm në Greqi dhe jo vetëm. Pas pjesëmarrjes dinjitoze në “Eurovision” në vitin 2018, artistja e mirënjohur filloi të merrte famë kudo në Evropë dhe këngët e saj u shndërruan në më të pëlqyerat nëpër clube.

36-vjeçarja është vënë vazhdimisht në qendër të polemikave si në vendin tonë, ashtu edhe në Greqi, për shkak të origjinës së saj.

Në një intervistë të fundit, dhënë për një podcast grek, ajo ka treguar se ka qenë viktimë e racizmit dhe se në Greqi një shtëpi diskografike i përplasi derën në fytyrë vetëm sepse ishte shqiptare.

Ajo e nis rrëfimin e saj duke thënë:

“Kur isha fëmijë nuk e kuptoja pse ishte “keq” të ishe nga Shqipëria. Të shanin dhe të shihnin shtrembër. Kjo gjë m’u bë gjemb në këmbë.

Kur u thoja njerëzve se nga vija, i shihja me vëmendje se si do të reagonin. Aty fillova te kuptoj nga pak se ç’është racizmi”.

“Në 2005-n sapo kisha nisur karrierën. Çfarë stresi që kisha! Ajo që kam përjetuar më ka bërë kjo që jam tani. E di, do të kthehet dikush dhe do të më thotë: “Ti që ke turp…”. Jo, nuk kam pasur turp. Një djalosh nga fshati nuk ka turp të thotë se është homoseksual, nuk ka turp për atë që është.

Ka frikë nga reagimi dhe klithma e botës. Do të doja të ndryshonte, ndihem shumë mirë përbrenda. Do t’i mësoj fëmijës tim atë që ai dëshiron të bëjë dhe të jetë krenar për këtë.

E kam përjetuar dhe është një ndjenjë shumë e çuditshme. Eleni e vogël nuk mund të bënte gjë tjetër, nuk kishte guxim ta thoshte atëherë.

Kur shkova në një shtëpi diskografike ma mbyllën derën në fytyrë dhe thanë: ‘ Ja tani, shqiptarja do të bëjë karrierë! Por gjërat kanë ndryshuar tani, jam shumë e lumtur”, është shprehur këngëtarja.

Related Posts

Leave a comment