Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Përplasja e trenave në Greqi: Jep dorëheqjen ministri i Infrastrukturës dhe Transportit

images (1)

Ministri i Transporteve, Kostas Karamanlis, ka njoftuar dorëheqjen e tij pas aksidentit tragjik në Greqi, nga i cili humbën jetë të paktën 40 persona.

Ministri u shpreh se nuk mund të vazhdojë më të veprojë sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe se mbi këtë ngjarje mban përgjegjësi politike.

“Sapo jam kthyer nga skena e tragjedisë së trenit në Tempe. Dhimbja është e papërshkrueshme. Është fakt që hekurudhën greke e kemi marrë në një gjendje që nuk i përshtatet shekullit të XXI-të. Në këto 3.5 vite kemi bërë të gjitha përpjekjet për ta përmirësuar këtë realitet.

Fatkeqësisht, këto përpjekje nuk ishin të mjaftueshme për të parandaluar një aksident të tillë. Dhe kjo është shumë e rëndë për të gjithë ne dhe për mua personalisht.

Kur ndodh diçka kaq tragjike, nuk është e mundur të vazhdohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Unë kam disa vite që jam në politikë, por e konsideroj element të domosdoshëm të demokracisë sonë që qytetarët e vendit tonë t’i besojnë sistemit politik. Kjo quhet përgjegjësi politike.

Për këtë arsye jap dorëheqjen nga posti i ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit”, u shpreh ai.

Related Posts

Leave a comment