Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E pazakontë në Greqi! Tufa e deleve futet brenda serrës dhe konsumon 100 kg hashash

-640-0-1695289338xdele-878

Një serë e mbjellë me kanabis në zonën Magnezia të Greqisë është ‘pushtuar’ nga një tufë delesh, të cilat kanë konsumuar rreth 100 kg të lëndës narkotike të kultivuar.

Ngjarje e pazakontë ka befasuar bariu e deleve, të cilat konsumuan një sasi të konsiderueshme hashashi. I zoti i tyre zbuloi atë që ndodhi, pasi mbeti i befasuar nga sjellja e deleve pak pasi i kishte nxjerrë për të kullotur në një zonë të Magnezizë.

Sipas TheNewspaper.gr tufa e deleve “pushtoi” serën ku rritej kanabisi mjekësor. Ato konsumuan një sasi të madhe të bimës së opiumit, e cila i kalon 100 kilogramët .

Pronari nuk u besonte syve kur zbuloi se prodhimi i tij pësoi dëme nga moti keq, por edhe nga kafshët që e konsumuan.

“Nuk e di nëse është për të qeshur apo për të qarë. Kemi vapë, humbim shumë prodhim. Kemi përmbytjet, humbim pjesën tjetër.

Dhe më e mira; Pas gjithë kësaj, një tufë delesh, të cilat nuk di si t’i kthej, hyri në objekt dhe filloi të hante atë që kishte mbetur. Nuk di çfarë të them, sinqerisht,” tha ai.

Related Posts

Leave a comment