Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Po ndiqte të burgosurin që u hodh nga dritarja e spitalit, oficeri rrëzohet dhe përfundon në koma

-800-0-13926f70c570f2125e910af12541eece

Ndjekja e një të dënuari që u arratis nga spitali “San Paolo” i Milanos, i ka kushtuar shtrenjtë një oficeri policie në Itali.

Efektivi Carmine De Rosa (28 vjeç) u përpoq të ndalonte të burgosurin palestinez Mordjane Nazim, që u hodh nga një dritare në katin e dytë të spitalit, por duke u hedhur nga lartësia ka goditur kokën dhe ndodhet në gjendje kome.

Ai i është nënshtruar një operacioni pasi ka pësuar lëndime në vertebrat e qafës.

Pasi u rrëzua, ai fillimisht nuk dukej të ishte në gjendje aq të rëndë saqë arriti vetë në urgjencën e spitalit, por më pas gjendja e tij u përkeqësua.

I burgosuri palestinez mbërriti në spital të mërkurën në mbrëmje pasi u plagos në një debat me disa shokë të burgosur, por u arratis nga dritarja e banjës. Kur policët që e ruanin, me sa duket ishin dy prej tyre, e kuptuan se ai ishte mbyllur brenda, hapën derën me forcë.

Në atë moment oficeri De Rosa u ngjit mbi dritare, duke u rrëzuar nga rreth dhjetë metra lartësi.

Related Posts

Leave a comment