Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Përplasja e trenave në Greqi, mes viktimave dyshohet edhe një shqiptare

-640-0-1677662110xgreqii-758

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga përplasja e dy trenave në Larisa të Greqisë. Bora Gjika, aktiviste e komunitetit shqiptar në Larisa dha një intervistë për “Ballkan Update”, ku theksoi se dyshohet se mes viktimave është edhe një vajzë me origjinë shqiptare.

Ajo tregoi se bëhet fjalë për një vajzë të një çifti emigrantësh shqiptarë që jetojnë prej vitesh në Greqi. Sipas saj, vajza ka pasaportë greke dhe për këtë arsye nuk konfiguron në listën e konsullatës shqiptare. Ajo theksoi se mes të plagosurve 20 prej tyre janë në gjendje të rëndë, dy të moshës 20 dhe 22 vjeç.

Deri më tani raportohet se 5 shqiptarë janë përfshirë në tragjedinë hekurudhore, të cilët ndodhen në spital. Lajmin e konfirmoi për Abc News ambasadorja shqiptare në Greqi. Sakaq, mësohet se dy ndodhen në gjendje më të rëndë, ndërsa tre prej tyre janë jashtë rrezikut për jetën.

Related Posts

Leave a comment