Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kaos pas atentatit në qytetin e Stambollit: Dalin shifrat e para të viktimave

-640-0-1668350937xstamboll-atentat-992

Të paktën 11 të plagosur – Shpërthimi ndodhi gjatë orës së pikut në rrugën kryesore Istiklal, një nga rrugët më komerciale të qytetit, me mediat turke që citojnë një sulmues vetëvrasës.

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e së dielës përpara një dyqani në qendër të Stambollit, më saktë në zonën e shumëpopulluar të Taksimit, një prej qendrave të njohura të metropoloit historik turk.

Sipas mediave turke, shpërthimi në rrugën Istiklal shkaktoi panik, ndërsa raportet flasin për të paktën 11 të plagosur. Raportohet edhe për persona të vdekur, por kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet turke.

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, shkroi në Twitter se shpërthimi ndodhi në orën 16:20 dhe se ka viktima dhe të plagosur, por nuk dha detaje të tjera.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të së dielës, ndërkaq zona ku ndodhi shpërthimi është evakuuar.

Vëzhguesi i mediave në Turqi ka ndaluar përkohësisht raportimeve e mediave për shpërthimin, që do të thotë se transmetuesit nuk mund të shfaqin video të momentit të shpërthimit apo edhe të momenteve pasuese. Bordi Suprem i Radios dhe Televizionit kishte vendosur ndalesa të tilla edhe në të kaluarën pas sulmeve aksidenteve apo edhe për disa çështje politike.

Në videot e postuara online shihen flakë pas një shpërthimi të fuqishëm, teksa qytetarët shihen duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Autoambulanca, zjarrfikës dhe policia në vendin ku ndodhi shpërthimi në Stamboll më 13 nëntor 2022.
Një video tjetër shfaqi autoambulancat, ekipet e zjarrfikësve dhe policinë në vendin e ngjarjes. Në mediat sociale u tha se dyqanet në këtë zonë janë mbyllur pas shpërthimit.

Transmetuesi CNN Turk tha se 11 persona janë plagosur. Bulevardi ku ndodhi shpërthimi është i frekuentuar nga turistët dhe banorët lokalë dhe aty gjenden dyqane dhe restorante.

Ekipe të sigurisë shihen në Istikalal, pas shpërthimit të 13 nëntorit.
Turqia ishte goditur nga një seri bombardimesh vdekjeprurëse ndërmjet viteve 2015 dhe 2017, përgjegjësinë e të cilave e kishin marrë grupi militantë Shteti Islamik dhe militantët kurdë.

Related Posts

Leave a comment