Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Më kërkoi lekë borxh dhe nuk i dhashë”, flet shitësja në Astir që u plagos nga Hutra: Njiheshim më parë

-640-0-d9c63619b65126b591dba2e43af91bb7

Është zbardhur dëshmia e 40-vjeçares Marjana Gurakuqi, e cila u plagos me thikë nga Dan (Ramazan) Hutra, para se të shkonte në Paskuqan, ku kreu masakrën me dy të vrara dhe dy të plagosura, si dhe më pas shkoi në Kamëz ku vrau një grua tjetër.

Marjana Gurakuqi ka pranuar se ka patur njohje të mëparshme me Dan Hutrën dhe ky i fundit i ka shkuar në biznesin e saj në Astir dhe i ka kërkuar lekë.

Sipas 40-vjeçares, Hutra i merrte shpesh herë lekë borxh. Por duke qenë se këtë herë kishte refuzuar t’i jepte, 40-vjeçari e plagosi atë me thikë.

Fillimisht Gurakuqi nuk ka bërë kallëzim për plagosjen por kur ka shkuar në spital, mjekët kanë njoftuar policinë. Gurakuqi ka pranuar se me thikë e plagosi Dan Hutra.

Related Posts

Leave a comment