Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Ishte një makth, si tërmet”, të mbijetuarit rrëfejnë momentin e aksidentit tragjik në Greqi

-640-0-1677658672xte-mbijetuarit-1-1280x720-775

Pasagjerët e mbijetuar nga përplasja e dy trenave afër Larisas së Greqisë kanë rrëfyer tmerrin në momentin e aksidentit tragjik.

Një i mbijetuar tregoi se si vagoni në të cilën ndodhej u përfshi nga flakët ndërsa u përmbys pas përplasjes.

“Ne dëgjuam një zhurmë të madhe. Ishte një makth 10 sekonda. Më pas u bë panik. Kavo, zjarri. Zjarri ishte i menjëhershëm.

Ndërsa po ktheheshim, po digjeshim. Zjarri ishte djathtas dhe majtas”, deklaroi pasagjeri Stergios Minenis për Reuters.

“Për 10, 15 sekonda ishte kaos. Përmbysje, zjarre, kabllo të varura, xhama të thyer, njerëz që bërtisnin, njerëz të bllokuar”, vijoi ai.

Një tjetër pasagjer i quajtur Angelos Tsiamouras tha për mediat lokale se përplasja ishte ndjerë si një tërmet. “Ishte një përplasje shumë e fuqishme” tha ai.

Ndërsa guvernatori i rajonit Kostas Agorastos, e përshkoi natën e aksidentit të tmerrshme dhe të vështirë.
“Kjo është një natë e tmerrshme… Është e vështirë të përshkruhet skena”.

Rreth 150 zjarrfikës dhe 40 ambulanca kanë qenë në vendngjarje. Kushtet për punonjësit e shpëtimit ishin “shumë të vështira” për shkak të “ashpërsisë së përplasjes”, u tha gazetarëve zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës Vassilis Varthakoyiannis.

“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në tërë jetën time. Është tragjike. Pesë orë më vonë, ne po gjejmë trupa,” tha një shpëtimtar i rraskapitur që doli nga rrënojat për agjencinë e lajmeve AFP.

“Po jetojmë një tragjedi. Po nxjerrim njerëz të gjallë, të plagosur… ka të vdekur. Do të jemi gjithë natën këtu, derisa të mbarojmë, derisa të gjejmë personin e fundit”, tha një tjetër punonjës vullnetar shpëtimi për ERT.

Related Posts

Leave a comment