Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Protestë për Portin e Durrësit”/ Berisha këmbëngul kundër investimit të huaj: Goditet rëndë pasuria e vendit

SALI-BERISHA-3-750x375

“Projekti për portin e Durrësit është korruptiv dhe një motiv i mjaftueshëm për protesta të fuqishme”.

Kështu deklaroi Sali Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar demokrat këtë të mërkurë.

Kreu i “Rithemelimit” paralajmëroi se krahas betejës ligjore dhe parlamentare kundër këtij projekti të qeverisë, Partia demokratike duhet të përgatitet edhe për protesta masive.

Berisha foli edhe për dëmin ekonomik që i shkakton ky projekt Shqipërisë, duke kembengulur fort kunder ketij investimi te huaj me vlere mbi 2 miliarde euro.

Gjatë mbledhjes, Berisha komentoi arrestimet e SPAK për inceneratorin e Fierit duke thënë se Edi Rama po kërkon të mbyllë historinë me arrestime cironkash.

Related Posts

Leave a comment