Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nisma për zëvendësimin e Alibeajt/ Salianji: Po diskutojmë të gjitha opsionet për bashkimin e PD-së!

auto_181673882951

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji shprehet se po zhvillohen diskutime për bashkimin e demokratëve, ku një prej opsioneve të menduara është edhe nisma për zëvendësimin e Enkelejd Alibeajt si kryetar të grupit parlamentar.

Në një prononcim për mediat përpara nisjes së seancës parlamentare, Salianji tha se është i gatshëm që të marrë përgjegjësi nëse kjo është ajo që dëshiron shumica e deputetëve të PD-së.

Madje, Salianji shtoi se është i gatshëm edhe që të lërë mandatin e deputetit për të bërë të mundur bashkimin e demokratëve.

Salianji: Ka një përpjekje të një grupi deputetesh të PD-së përë të bërë të mundur bashkimin e PD-së që çon në bashkimin e opozitës. PD është në një situatë kun ë perceptimin e publikut ka një ndarje. Në negociata e bisedime me kolegët e PD, jam me shpresë të madhe që do arrihet në një konkluzion për të arritur një bashkim. Thuajse 60% e deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 2021, duan t’i japin zgjidhje kësaj situate. Për shkak të një vendimi i cili është më shumë se sa arbitrar dhe tregon një mendësi jo demokratike siç është përjashtimi për shkak të qëndrimit ndryshge.

Ne do i japim kohën e domosdoshme reflektimit dhe bisedimit me kolegët. Nuk bëhet fjalë vetëm për emra, por bëhet fjalë për t’i dhënë zgjidhje bashkimit të PD-së. Nuk ka më maska, do ecim dhe do i japim zgjidhje e drejtim situatës.

Pyetje: Si mund të arrihet situata në PD?

Salianji: Të gjitha opsionet janë në diskutim. Do diskutohet çfarëdolloj forme. Se si do jetë vendimi i shumicës, është dhe ky një opsion i propozuar. Unë jo vetëm marr përsipër përgjegjësinë, por edhe të lërë mandatin për bashkimin e PD-së.

Related Posts

Leave a comment